Select Page

Biçikleta për një Qytet më të Pastër!

Bashkohuni dhe ju me ne!

Si mund të ndihmoni dhe ju në këtë fushatë?

Email fushata2024@gmail.com  dhe Kontaktoni për t’u na u bashkuar!

Hapi i parë

Ju mund të merrni pjesë në fushatat informuese të organizuara nga ne nëpër komunitete për të promovuar përfitimet e përdorimit të biçikletës. Gjithashtu, ju mund të ndihmoni në shpërndajen e materialeve informuese që nxisin përdorimin e biçikletave dhe përfitimet e infrastrukturës së biçikletave.

Hapi i dyë

Ju mund të bashkoheni në fushatën tonë duke u bërë vullnetarë, duke organizuar ngjarje sportive me biçikleta, si dhe duke ndihmuar në krijimin e grupave lokale të biçiklistëve që mund të mbështesin njëri-tjetrin dhe të promovojnë kulturën e përdorimit të biçikletës dhe infrastukturës së re.

Vullnetarizëm

Vullnetarët janë një pjesë e rëndësishme e çdo fushate për ndërtimin e infrastrukturave të biçikletave, duke kontribuar me energjinë, kohën dhe aftësitë e tyre në shumë mënyra për të arritur një qëllim të përbashkët për një qytet më të shëndetshëm dhe më të gjelbër.

Çfarë është qëllimi ynë?

Qëllimi i fushatë sonë është promovimi i përdorimit të biçikletave si një mjet i qyteteve të pastër, duke theksuar rëndësinë e pistave të përshtatshme për biçikleta  në planin rregullues të qytetit.

Objektivat tona:

  • Të ndërgjegjësojmë qytetarët për përfitimet e përdorimit të biçikletës për transportin urban.
  • Të promovojmë zhvillimin e infrastrukturës së përshtatshme për ecjen me biçikletë në qytet.
  • Të ndihmojmë në uljen e ndotjes atmosferike dhe akustike duke nxitur përdorimin e mjeteve të transportit të qëndrueshëm.

Historia jonë

Një fushatë që nisi thjesht si një projekt shkolle, arriti të synonte një ndryshim tepër të madh në qytetin tonë! E gjithë kjo fushatë për ndërtimin e infrastukturave të duhura për përdorimin e biçikletave filloi me shpërndarje fletushkash, por tashmë është shumë më tepër se aq. Nëpërmjet aplikimeve të ndryshme të banorëve të qytetit dhe nëpërmjet peticioneve të firmosura nga këta qytetarë, fushata jonë ka për synim të sjellë ndryshime e përmirësime të shumta për mjedisin tuaj, duke ndihmuar njëkohësisht edhe shëndetin tuaj.

Arsyet pse duhet të veprojmë tani!

Përdorimi i biçikletës është më shumë se një mënyrë e shpejtë për të arritur në destinacionin tuaj – është një veprim që ndihmon në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit tuaj. Bashkohu me ne në lëvizjen për një qytet më të pastër dhe më të hapur. Pedalo për planetin dhe për veten tuaj! Investoni në Infrastrukturën e Biçikletave për një Qytet më të Pastër dhe më të Shëndetshëm!

Ndotja Atmosferike

Ndotja e ajrit dhe zhurma e trafikut janë shqetësime të mëdha në qytetet tona. Gazrat e dëmshme të emetuara nga mjetet motorike të transportit kontribuojnë në efektin serë dhe ngrohjen globale. Përdorimi i biçikletës mund të jetë zgjedhja e duhur!

Ndotja Akustike

Një problem tjetër që shkaktojnë mjetet motorike është ndotja e zhurmës, e cila në qytetet e mëdha arrin deri në 95 decibel, ndërkohë që kufiri i shëndetshëm është 30 decibel. Ulja e kësaj shifre është e mundur përmes përhapjes së përdorimit të biçikletave!

Fokusimi në Shëndetin Publik

Ecja me biçikletë është një mënyrë e shkëlqyeshme për të promovuar një stil jetese aktive dhe të shëndetishme. Ajo ndihmon në zhvillimin e sistemit të frymëmarrjes, stimulon gjymtyrët, dhe promovon një shëndet më të mirë. Investimi në infrastrukturën e biçikletave mund t’ju ndihmoj ta arrini këtë qëllim!

Ndërgjegjësimi dhe Edukimi

Fushatat e ndërgjegjësimit dhe të edukimit janë thelbësore për të nxitur përdorimin e biçikletave dhe për të rritur ndërgjegjësimin rreth rëndësisë së transportit të qytetit në mënyrë të pastër dhe të qëndrueshme. Kjo fushatë mund të edukojë edhe fëmijët për të  ndihmuar gjithmonë mjedisin e tyre!

Bashkohuni me ne sot

Sa më shpejtë të veprojmë aq më shpejt mund të ndryshojmë qytetin tonë, duke e çuar atë drejt rrugës të të qënit një mjedis sa më i pastër dhe sa më i mirë për të jetuar! 

 

Aplikoni

Një e ardhme më e mirë

Misioni ynë është bashkëpunimi me autoritetet lokale dhe qendrore për të përfshirë pistat e biçikletave në planin rregullues të qytetit dhe për të siguruar fonde e për të investuar shuma parash për ndërtimin e tyre. Nëse dëshironi edhe ju mund të kontribuoni!

Një e ardhme më cilësore

 

Së bashku me ndihmën tuaj, ne synojmë që kjo fushatë të sjellë ndryshime në të gjitha zonat dhe lagjet e Tiranës, dhe pse jo më vonë ndryshime në të gjithë Shqipërinë! Ndihmoni dhe ju në shpërndarjen e kësaj fushate, në mënyrë që sa më shumë njerëz të kenë mundësinë për t’u bërë pjesë e saj.

Na kontaktoni dhe merrni pjesë !

Investimi në infrastrukturën e biçikletave është një hap i rëndësishëm drejt një qyteti më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë banorët. Nëpërmjet fushatave të ndërgjegjësimit dhe edukimit, ne mund të inkurajojmë më shumë përdorues të biçikletave dhe të kontribuojmë në reduktimin e ndotjes atmosferike dhe akustike në qytetet tona. Pedalo për planetin tonë, dhe bëhu pjesë e një qyteti më të pastër!

Foresta, 8R79+ JMH, Tirana

Tel: +355 69 555 7777